Mblidhet për herë të parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zgjidhet kryetari...

Mblidhet për herë të parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zgjidhet kryetari i saj

222
0
Shares

Gent Ibrahimi është zgjedhur kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa Alfred Balla është zgjedhur zv/kryetar i KLP-së.

Ky informacion del nga mbledhja e cila po drejtohet nga gjyqtari Nurihan Seiti.

Mësohet se e pranishme në këtë mbledhje është edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Kujtojmë se në 11 dhjetor, u përcaktuan 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët janë: Besnik Cani, Gent Osmani, Antoneta Sevdari, Kosta Beluri, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi.

Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë, 5 janë zgjedhur me herët nga shoqëria civile dhe 6 anëtarët që vijnë nga organi i akuzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY