Kryemadhi: Sot shumica e studentëve kanë mbetur pa punë

Kryemadhi: Sot shumica e studentëve kanë mbetur pa punë

36
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se njëri ndër shkaqet kryesore që solli ngritjen në bllok të studentëve, mbetet mungesa e theksuar e punësimit të të rinjve.

E ftuar në emisionin “Dritare”, Kryemadhi tha se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se mijëra studentë që ishin të punësuar në call center-a, tashmë të papunë, janë përballur me tarifa që ata s’mund t’i përballojnë.

Kryemadhi: Gjithmonë do të gjejë një fajtor, mendon se Monika bën protesta me studentët, se korrupsioni e varfëria vijnë prej saj…

Edhe FRESSH ka pjesën e saj përbërëse në protestë, nuk është diçka e habitshme. Të gjithë mendojnë se është protestë partiake, aty kemi të bëjmë me një protestë politike.

-Doktoreshë Mona ju thotë

Kryemadhi: Nuk është se është ndonjë titull i keq, por kam përshtypjen se është kompleks i Ramës ndaj LSI-së, se deri dje fliste për tepsi e tenxhere e shushunja, e tani i doli që tepsia e shushunjat i kishte të tijat. Studentët i kanë bërë një demaskim të madh kryeministrit.

-Ne flasim për përgjegjësi dhe tani LSI është në opozitë. Cështja është që ligji i arsimit të lartë është votuar nga LSI.

Kryemadhi: Është e vërtetë dhe ne kemi përgjegjësi. Të jemi të sinqertë, nuk i shmangemi përgjegjësisë. Të gjitha fjalimet që janë mbajtur ndaj këtij ligji kanë qenë kundër, kurse fjala e fundit e Vasilit në atë kohë ka qenë që me zemër të thyer po presim që ligjit t’i dalin aktet nënligjore. Ne kishim rezerva serioze për kapitullin që shkatërronte tërësisht shkollën publike në kurriz të privatit.

Ne mendonim që aktet nënligjore do të stabilizonin ligjin, por ato që dolën s’kishin asnjë lidhje me ligjin.

Vetëm krijimi i një strategjie kombëtare duke përfshirë të gjitha palët, ne mund të kemi një ligj që mund t’i japë zgjidhje problemit. Sot studentët që kanë dalë nuk kanë dalë vetëm për këtë por edhe për kushtet e këqija ku ata ndodhen.

Mos harroni se sot studentët i ndjejnë tarifat sepse tashmë mijëra prej tyre nuk punojnë më në call center-a. Sot studentët janë shumë herë më të varfër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY