DETAJE/Grabitja e 7.5 mln lekëve në Durrës, autorët ishin të maskuar, identifikimi...

DETAJE/Grabitja e 7.5 mln lekëve në Durrës, autorët ishin të maskuar, identifikimi i vështirë

43
0
Shares

Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga tre personat që katër ditë më parë grabitën me armë 7.5 milionë lekë të Drejtorisë së Transportit në Durrës. Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi është i vështirë, pasi ata mbanin maska në kokë. Ndërkohë gjyjkata e Durrësit la sot në qeli dy policët privatë që shoqëronin paratë e grabitura.

Katër ditë pas grabitjes së 7.5 milion lekëve të drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës, Policia e Durrësit ende nuk ka asnjë person të arrestuar.

Autoritetet policore nuk kanë arritur akoma të identifikojnë asnjë prej tre autorëve që sulmuan efektivët e sigurisë të kompanisë private pranë një banke të nivelit të dytë në zonën e Shijakut.

Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi është i vështirë, pasi autorët ishin të maskuar ndërsa mjeti mbante targa të dala nga qarkullimi.

Edhe pse janë sekuestruar disa kamera që kishin mundur të fiksonin sekuenca nga sulmi, hetuesit e kanë pasur të pamundur të identifikonin autorët.

Dy prej të cilëve që sulmuan makinën e transportit të parave kanë një gjatësi mesatare rreth 1.75-1.80 cm. Ndërsa personi tjetër ka qëndruar në makinë.

Hetuesit kanë dyshime se autorët mund të kenë bashkëpunuar me efektivat e policisë private apo me ndonjë informator nga brenda DRTRR, i cili u ka treguar se pasditen e së premtes do të transportohej në shumë e madhe parash drejt bankës së nivelit të dytë.

Ndërkohë dy policët privatë Fejzi Sakaj, 46 vjeç dhe Astrit Gjata, 55 vjeç, të arrestuar pas grabitjes u lanë në burg pa afat nga gjykata e Durrësit me akuzën e shpërdorimit të detyrës./OraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY