“Ahmet Zogu nuk dinte të shkruante në gjuhën shqipe”, nipi i Mbretit...

“Ahmet Zogu nuk dinte të shkruante në gjuhën shqipe”, nipi i Mbretit zbulon të vërtetën

426
0
Shares

Një sfidë e hedhur në rrjetet sociale nga Ilir Demalia ka zbuluar një telegram në shqip, të shkruar nga Mbreti Zog I.

“U bëj një sfidë historianëve dhe arkivistëve shqiptarë: të nxjerrin një letër të shkruar në gjuhën amtare shqipe me dorëshkrimin e themeluesit të shtetit Ismail Qemali dhe Mbretit Ahmet Zogu! Pres një letër të shkruar shqip me dorëshkrimin e tyre! Nga kjo do të kuptojmë shumë gjëra dhe do të jetë…”, shkruante Demalia.

Kjo ka shërbyer si arsye që Princ Leka të publikojë një telegram të gjyshit të tij.

LETËRKËMBIMI

Letra e Princit Leka II për Ilir Demalinë

I dashur Z. Demalia,

I dashur Ilir,

Shpresoj që ky mesazh t’ju gjejë mirë nga ana shpirtërore e shëndetësore.

Po ju shkruaj thjesht i shtyrë nga një postim i juaji më i fundit, përmes së cilit ju sfidoni

publikun të gjejë një dorëshkrim të shkruar nga Lartmadhëria e Tij, Mbreti Zog.

Në frymën e shëndoshë të debatit, jam i kënaqur të bashkëngjis një telegram të nisur nga im gjysh në 1935; është shkruar me dorë dhe nënshkruar nga Lartmadhëria e Tij.

Në arkivin mbretëror gjenden gjithashtu të tjera letra dhe korrespondenca, të cilat ne do t’i bëjmë publike në një të ardhme të afërt.

Ju lutem, vini re se gjuha e zakonshme diplomatike që përdorej, ishte më së shumti frëngjishtja, e cila po ashtu ishte gjuha e shkruar e preferuar në korrespondencën mes Faik Konicës, Nolit dhe Mbretit Zog.

Përveçse në shqip dhe frëngjisht, Mbreti Zog zotëronte gjermanishten, turqishten osmane, arabishten dhe anglishten.

Mësuesit shqiptarë të Mbretit Zog kanë qenë Hysin Effendi Çeken nga Elbasani dhe Dervish Hima. Të dy ishin punësuar nga Xhemal Pasha për të qëndruar në Burgajet.

Ju uroj suksese të mëtejshme në gjithë përpjekjet tuaja.

Sinqerisht

Leka II

Përgjigjja e Ilir Demalisë për Princin Leka II

I nderuar Princ Leka,

Së pari duhet t’ju kërkoj ndjesë nëse ju kam lënduar, por ky nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im.

Unë ndërmora një sfidë për kureshtje mbi dorëshkrimet e Ahmet Zogut, dhe bëra mirë. Ju, si pasardhës i Mbretit Zog, provuat të kundërtën. Kështu që u ndriçova për diçka

që ishte trajtuar ndryshe nga opinioni shqiptar, media dhe politikanët.

Ju falënderoj për këtë. Nga ana tjetër, ju ishit fëmijë, kur unë jam takuar me babanë tuaj, Mbretin Leka I në Paris, në 1991. Unë nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie në

jetën time. Në shkrimet dhe intervistat e mia në media, kurdoherë që ka qenë rasti, unë gjithnjë e kam vlerësuar Mbretin Ahmet Zog. Gjithnjë e kam njohur përpjekjen e tij për të

organizuar dhe ndërtuar një shtet, si asnjë tjetër në historinë e Shqipërisë, që prej pavarësimit të vendit në vitin 1912.

Pavarësisht dritëhijeve të jetës së tij politike, ashtu si çdo figurë tjetër politike shqiptare e botërore, Ahmet Zogu mbetet një figurë e rëndësishme dhe me vlera në historinë e

shtetit shqiptar.

Nëse ju keni të tjera dorëshkrime të Mbretit Ahmet Zog, mirësisht do t’ju kërkoja dhe do ta vlerësoja shumë nëse do të m’i dërgoni.

Ju siguroj, se do të kërkoj ndjesë në gazetën “Panorama”, ku kam botuar këtë sfidë (intrigue)…

Duke shpresuar se do të mbahemi në kontakt, po ju dërgoj një kujtim me mikun tim, Princ Skënderin dhe babanë tuaj të nderuar, Mbreti Leka Zogu I.

Sinqerisht,

Ilir Demalia/ oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY