VIDEO/ Studentët kanë bllokuar rrugët, provokohen nga dhjetëra ambulanca bosh

VIDEO/ Studentët kanë bllokuar rrugët, provokohen nga dhjetëra ambulanca bosh

106
0
Shares

Studentët kanë përshkallëzuar rezistencën e tyre duke bllokuar tre pika kyçe në Tiranë. Ata kanë bllokuar kryqëzimin te Banka e Shqipërisë, kryqëzimin pranë Kryeministrisë dhe rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Studentët duken të vendosur dhe janë shprehur se nuk ka kthim pas dhe as vend për dialog, ata do të tërhiqen vetëm kur Rama të dorëzohet përballë kërkesave të tyre dhe t’ua plotësojë të 8-ta. Sipas tyre qytetarët i mbështesin dhe nuk ka vend që Rama të tentojë t’i kthejë kundër tyre me këto fjalë.

Ndërkohe rrjete sociale denoncojnë se në hyrje të Tiranës duken dhjetëra ambulanca bosh që nisen njëra pas tjetrës drejt Tiranës për të përhapur panik, sikur studentët po pengojnë ambulancat me bllokimin e rrugës.

Një qytetar denoncon…

“Shikoni se çfarë bën kryeministri ynë i dashur për të ndaluar studentët në kauzën e tyre. Mbrapa Casa Italia-s është një flotë e madhe me ambulanca bosh që po nisen drejt Tiranës rresht.

Ta marrin vesh studentët dhe qytetarët shqiptarë se çfarë është i gatshëm pushteti të bëjë”.

NIsen dhjetëra ambulanca bosh drejt Tiranës on Vidnews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY