DENONCIMI/Muka publikon plagjiaturën e rektores së Universitetit të njohur

DENONCIMI/Muka publikon plagjiaturën e rektores së Universitetit të njohur

214
0
Shares

Studiuesi Taulant Muka ka publikuar këtë mëngjes një tjetër rast të plagjiaturave e zyrtarëve në vend.

Së fundmi bëhet fjalë për rektoren e Universitetit të Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’ dhe disa prej drejtuesëve më të lartë të këtij universiteti, për artikuj shkencorë të kopjuar.

DENONCIMI I PLOTË 

Miremengjes me Rektoret dhe Kancelarin e Universitetit te Durresit, pothuajse 100% artikull shkencor plagjiature.

VLADIMIR KOLA (zbulimi, krahasimi dhe analiza e tekstit) dhe TAULANT MUKA (verifikimi para publikimit dhe denoncimi publik), ju komunikojme plagjiaturen e artikullit shkencor:
“Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, i publikuar ne revisten “European Scientific Journal”, vellimi 10, mars, 2011, me autore KSEANELA SOTIROFSKI (ne ate kohe Dekane e Fakultetit te Studimeve Profesionale, sot Rektoreshe e Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”), MIT’HAT MEMA (ne ate kohe Rektor i Universitetit Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”) dhe ULPIAN HOTI (ne ate kohe Kancelar i Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”).
Artikulli shkencor “Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, gjendet ne internet ne kete adrese:
https://eujournal.org/index.php/esj/article/view/4725/4513
Artikulli ne fjale, eshte kopjuar pothuajse teresisht nga artikulli shkencor “Social and Cultural Dimensions of the Transformation of Higher Education in Central and Eastern Europe”, i publikuar ne revisten “Higher Education in Europe”, vellimi XXVI, numri 3, 2001, me autor MAREK KËIEK, i cili gjendet ne internet ne kete adrese:

http://unesco.amu.edu.pl/pdf/Kwiek2.pdf

Siç mund ta vini re, edhe titulli i artikullit te vitit 2011, edhe pse i gjate si titull, eshte i njejte me ate te vitit 2001. Thjesht, ne artukillin e vitit 2011, fjalet “Central and Eastern Europe” jane zevendesuar me fjalen “Albania” dhe fjala “demensions” gjendet ne njejes “demesion”.
Duhet vene ne dukje se autoret shqiptare nuk e kane cituar artikullin e shkruar nga studiuesi i huaj (nuk kane pasur nevoje, sepse, pothuajse krejtesisht, eshte kopje e tij), as nuk e kane vendosur te “literatura” e konsultuar. Pra, sikur te mos e kishin lexuar fare si artikull.
Siç po thoshim me siper, artikulli i vitit 2011 eshte kopjuar pothuajse teresisht nga artikulli i vitit 2001. Qe te jemi me konkrete, teksti i artikullit te vitit 2011 eshte kopjuar ne teresine tij, me perjashtim te nje pjese te “ABSTRACT”. Gjithashtu, duke qene se artikulli i vitit 2001 eshte pak me i gjate, ca rreshta te tij nuk gjenden ne artikullin e vitit 2011 te kopjuar prej studiuesve shqiptare.
Edhe per sa i perket struktures se artikullit te vitit 2011, edhe ajo eshte kopjuar nga struktura e artikullit te vitit 2001 (thjesht te sktruktura e artikullit te vitit 2011 gjendet ne fillim fjala “ABSTRACT”, e cila nuk gjendet ne artikullin e vitit 2001):
“INTRODUCTION
NEË FORCES VERSUS OLD FORCES
THE GLOBAL CONTEXT
REFORMULATION OF THE EDUCATIONAL ROLE OF THE ËELFARE STATE
PUBLIC HIGHER EDUCATION UNDER SCRUTINY
FAILURE OF HIGHER EDUCATION REFORMS
CONCLUSION
REFERENCES”.
Mo poshte po vendosim krahasimin e teksteve:

Miremengjes me Rektoret dhe Kancelarin e Universitetit te Durresit, pothuajse 100% artikull shkencor…

Publiée par Taulant Muka sur Dimanche 16 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY