FOTO/ U bëri thirrje studentëve të dialogojnë me Ramën, fansat kryqëzojnë Noizyn

FOTO/ U bëri thirrje studentëve të dialogojnë me Ramën, fansat kryqëzojnë Noizyn

99
0
Shares

Reperi Noziy ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram ju bën thirrje studentave të cilët janë në ditën e 12 të protestës të mos influencohen nga partitë dhe se zgjidhja arrihet duke dialoguar.

‘Te dashur studente:Shoh shume mesazhe per mbeshtetje, dhe ne fillim nuk hezitova dhe e bera hapur.

Por siç e dini çdo gjë në ktë botë e ka një zot shtepie. Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prinder qe duhen pyetur ose mbase jeni dhe vete i pari shtepise si familje e re.

Dhe në Shqiperi, duam s’duam, ka nje te pare shtepie, fundja fundit vete e kemi zgjedh. Tani nese une do doja disa ndryshime do beja çmos ta ulja baben ose te zotin e shtepise per te biseduar se si mund t’ia dalim mbane!

Ndaj per zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARE te keqe ka te uleni dhe te veni pikat mbi i? Kur vete kryeministri po ju ofron takim dhe po thote se jam i gatshem per t’i plotesuar te gjitha kerkesat, madje dhe me shume se ç’kerkoni, mos valle eshte politike gjithcka? Nese po, atehere ky o turp, nje here qe patem ne dore te benim dicka per veten tone, serisht e lejuam politiken te hyje ne mes.

Me vjen sinqerisht keq per te gjithe ata studente te shkrete qe me verte i duan keto ndryshime pa ndikimin e politikes. Pa marre parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit qe ju peshperisin mbas veshi.

Te pakten kjo qeveri nuk po ju vret mes protestes dhe te mos mbaj asnje njeri pergjegjesi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, Por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore per studentat, jo me sherr per parti!’ shkruan Noziy në postim.

Mirëpo shumë nga ndjekës të reperit i dilnin kundra këtij mendimi, madje kishte dhe nga ata që medonin që ai është blerë nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për të dalë kundër studentave.

Komentet ishin të shumta por disa nga ato mundë ti lexoni më poshtë:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY