U hodh nga kati i tretë, motivi që çoi vajzën drejt aktit...

U hodh nga kati i tretë, motivi që çoi vajzën drejt aktit ekstrem

830
0
Shares

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Kashar, ku një adoleshente u hodh nga kati i tretë i shkollës. 18-vjeçarja, maturante në shkollën e mesme “Myslim Shima” dyshohet se ka pasur probleme me familjen, shkruan bw.

Rezulton se vajza me inicialet M. B., është larguar tre herë nga banesa e saj, ndërsa familjarët të alarmuar kanë denoncuar në polici. Bezat bën me dije se pas disa ditësh e reja është rikthyer në banesë, duke deklaruar se në të tri rastet është larguar vet me dëshirë.

Deri më tani nuk dihen motivet që çuan 18-vjeçaren që të ndërmerrte aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i tretë. Aktualisht ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Informacion paraprak nga Policia e Tiranës:

Në Yrshek është vetëhedhur nga kati i tretë i një shkolle të mesme, nxënësja M. B., 18 vjeçe e cila aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY