PD mbledh Kryesinë, Basha përpjekje për të bashkuar partinë

PD mbledh Kryesinë, Basha përpjekje për të bashkuar partinë

128
0
Shares

PD ka mbledhur sonte kryesinë dhe mësohet se Kryetari i saj Lulzim Basha ka propozuar disa emra për anëtarë të rinj në Këshillin Kombëtar duke mos lënë jashtë disa nga kritikët e tij vitet e fundit.

Disa nga emrat e propozuar dhe të publikuar nga media këtë mbrëmje janë:Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, Robert Budina, Çlirim Gjata, Selami Xhepa.

Ndërkohë që kanë mbetur jashtë Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Ridvan Bode.

Që në fillim të mbledhjes së kryesisë, u largua prej aty Arben Imami i cili tha se mbledhja mblidhet në shkelje të statutit.

Nesër PD mban kuvendin Komëbtar ku do të zgjidhet këshilli i ri i saj kombëtar dhe më pas kryesia e partisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY