Një deklaratë ‘fake’ në emër të studentëve, këshillat studentorë ndërhyjnë shpejt

Një deklaratë ‘fake’ në emër të studentëve, këshillat studentorë ndërhyjnë shpejt

154
0
Shares

Këshillat studentore të Universiteteve hodhën poshtë sot një deklaratë të shpërndarë në emër të tyre sikur i kanë kërkuar Kryeministrit Rama seancë të jashtëzakonshme parlamentare.

“Sot nga media jemi njohur me një fake neës, sikur studentet kerkojne qe Kryeministri te mbledhe Parlamentin ne seance te jashtezakonshme per te shqyrtuar kerkesat tona.
Bejme me dije cdo student se keto jane tentativa per te na percare dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojme. 8 kerkesat tona jane mese te qarta, te zeza mbi te bardhe dhe sqarojme kedo se nuk do te kete asnje dialog pa u plotesuar keto 8 pika.
Ne rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojme se protesta jone do te pershkallezohet ne rang kombetar. Kushdo qe kerkon dialog me Edi Ramen nuk perfaqeson interesin e studenteve.
Faleminderit.”, thuhet në deklaratën e këshillave studentorë.

Në deklaratën ‘fake’ thuhej se studentët i bëjnë thirrje z.Km që ka 5 min kohë për nxjerrjen e njoftimit për seancë Parlamentare të Jashtëzakonshme me deputetët.
“Deputetët janë aty si përfaqësi e sovranit, jo me ne.
Nqse z/Kryeministër nuk nxjerr seancë parlamentare të jashtëzakonshme për nesër do të mbajë përgjegjësi për mosveprimin  tij.
Ky është një ultimatum.
Veprimi ynë do të përshkallëzohet në protestë kombëtare. Nuk do të jetë veprim i joni do të jetë përgjigje ndaj mosveprimit të tij.
Ke vetëm 5 minuta kohë!”, përfundonte fake deklarata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY