FOTO/ Shisnin heroinë në Korçë, arrestohen dy persona

FOTO/ Shisnin heroinë në Korçë, arrestohen dy persona

60
0
Shares

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy shpërndarës të  lëndëve narkotike teksa është sekuestruar rreth gjysmë kg heroinë.

Të arrestuarit janë  shtetasit:

• M. Xh, 34 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje”)

• L.M, 36 vjeç,(i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë”), të dy banues në Korçë

“Gjatë kontrollit trupor që Policia ka ushtruar ndaj shtetasit L.M, në lagjen nr 6, (në hyrje të banesës së shtetasit M.Xh) iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë” thotë policia.

Gjithashtu në banesën e M.Xh, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 423.8 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Heroinë (nga e cila 109 copë e ndarë në doza)

19 tableta metadoni.

Një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

45 copë fishekë me mbishkrim E.

1 peshore elektronike.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal në ngarkim të këtyre shtetasve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY