Nikolla përlotet në foltoren e Kuvendit: Unë ‘ndrikulla’ jam gati të...

Nikolla përlotet në foltoren e Kuvendit: Unë ‘ndrikulla’ jam gati të mbaj çdo përgjegjësi

528
0
Shares

Ministrja Lindita Nikolla i është kthyer sërish deklaratave. Në këtë seancë parlamentare, Nikolla ka folur me zërin që i dridhej për të pranuar përgjegjësinë e saj për këtë situatë.

Nga foltorja, Nikolla u shpreh se është e gatshme të marrë çdo përgjegjësi, dhe se problemet e studentëve marrin fund me zgjidhjen e kërkesave.

”Ata kanë të drejte, por për të fituar një bejte është drejt tyre. Unë, e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi.” u shpreh me tej Nikolla.

Edhe pse në disa raste, Lindita dukej të fliste me zë të mbytur, nuk harroi të përmendte dhe arritjet e Ministrisë së Arsimit në këto 5 vite. Ajo tha se sistemi është i degraduar dhe ajo rezistoi deri në fund për të bërë një reformë sistematike.

‘Studentët më thirrën, unë dola në bulevard. Po të kishte qenë ndryshe do shpëtoja unë, ndrikulla, nga etiketimet dhe memet. Koha do flasë për ndryshimet që kemi bërë në arsim, tha Nikolla.

Sipas saj, ligji kërkon kohë të japë frytet e saj.

Studentët kanë hyrë në ditën e 9 të protestës së tyre, teksa ndodhen para Parlamentit. Ata janë më të vendosur se kurrë për t’i shkuar deri në fund realizimit të kërkesave të tyre duke mos pranuar në asnjë moment dialog me kryeministrin Rama./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY