Ishte duke pirë kafe, vritet shqiptari në mes të sheshit në Greqi

Ishte duke pirë kafe, vritet shqiptari në mes të sheshit në Greqi

227
0
Shares

Një shqiptar është vrarë me armë në sheshin Omonia të Athinës.

Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë ndodhi në orën 22:40 të mbrëmjes së djeshme me orën lokale në rrugën “Kriti 23”.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte duke pirë kafe gjatë kohës kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë.

Po ashtu raportohet se shqiptari kishte marrë plumba në kokë, ndërsa mbeti i vdekur në vend.

Ndërkohë, agresori, u largua nga vendi i ngjarjes me një motor, që drejtohej nga një tjetër person. Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes në fjalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY