FOTO/Muka vazhdon të sfidojë Ramën, nxjerr diplomat: Pse nuk i nxjerr dhe ti? Rinia kërkon transparencë

Ndaje

Tualant Muka vazhdon sërish të sfidojë kryeministrin Rama. Këtë herë ai ka bërë publike të gjithë diplomat e tij të marra brenda dhe jashtë shtetit.

Në mesazhin e tij në Facebook, ai i drejtohet kryeministrit të nxjerrë diplomat, pasi rinia kërkon transparencë.

Reagimi i plotë i Taulant Mukës:

Ish Kryeministri i vendit z. Rama, kryetar partish, politikan majtas dhe djathtas, ja ku i keni diplomat e mia!

Viti 2012- Mjekësi e Përgjithshme, Universiteti i Tiranës

Viti 2013- Master Shkencor, Shëndet Publik, Universiteti Erasmus, Holandë

Viti 2013- Doktor Shkencash, Epidemiologji Klinike, Universiteti Erasmus, Holandë

Viti 2016- Doktor i Filozofisë, Shëndeti i Gruas, Universiteti Erasmus, Holandë.

Libri im i doktoraturës mund të gjendet: https://repub.eur.nl/pub/93261/

Pse nuk i bëni ju publike diplomat tuaja? Rinia e shpresës kërkon transparencë!

Loading...

Leni një përgjigje