Amendamentet e LSI, reagon ashpër Vasili: I hodhi poshtë, kryeministri, armik i...

Amendamentet e LSI, reagon ashpër Vasili: I hodhi poshtë, kryeministri, armik i studentëve

38
0
Shares

Pas refuzimit të kërkesës për amendimet e LSI, Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, akuzon kryeministrin Edi Rama se ishte ai që e refuzoi këtë paketë me propozime.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili thotë se Rama i hidhi poshtë dhe ai është armik i studentëve.

Statusi i plotë

Kryeministri hodhi poshte amendamentet e studenteve,turp turp.

LSI ka paraqitur amendamente per buxhetin duke reflektuar pike per pike kerkesat e studenteve nevojat e tyre bazike dhe kushtet e turpshme te jeteses se tyre ne konvikte.

Ky kryeminister armik i studenteve qe vjedh 30 milion euro ne nje dite me kompani mashtruese,qe ju dhuron miliarda oligarkeve me koncesione u kursen leket studenteve dhe i le :
qe i le qindra vajza studente me disa banja,
qe i le studentet pa uje per tu lare,
qe i le pa ngrohje,
qe i le nga gjashte e me shume studente ne nje dhome.

Keto jane amendamentet e studenteve per buxhetin,qe LSI vetem i i coi ne sallen e parlamentit per te zgjidhur kushtet c’njerezore te tyre dhe ky kryeminister i paturp i hodhi poshte,i refuzoi,i perbuzi.

Turp turp turp.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY