VKM-ja për konviktet, Mehmetaj: “Për t’u hedhur hi syve shqiptarëve…”

VKM-ja për konviktet, Mehmetaj: “Për t’u hedhur hi syve shqiptarëve…”

41
0
Shares

Një vendim qeverie që miraton marrëveshjen me bankën gjermane KFW për rinovimin e godinave të kampusit universitar në Qytetin Studenti, për Lëvizjen Socialiste për Integrim është t’u hedhësh hi syve shqiptarëve. Deputetja Kejdi Mehmetaj u shpreh se Gjermania duhet të kontrollojë miliona eurot e dhëna më herët.

Mehmetaj: Po e përsëris edhe një herë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve vjen sot me një fazë të tretë të një projekti për të cilën nuk ka thënë se çfarë u bë me milionat e mëparshme të eurove. 

Të tallesh sot me studentët, t’u hedhësh atyre copa letrash përpara dhe asgjë konkrete do të thotë jo vetëm të kesh frikë prej tyre, por të duash të bësh sikur ata nuk ekzistojnë. Sido që të duash kryeministër, ata janë aty në shesh dhe jo vetëm nuk do të lëvizin dhe do të qëndrojnë atje derisa të plotësojnë kërkesat e tyre. E bëjmë këtë thirrje për qeverinë gjermane që të kontrollojë milionat e eurove grande të dhëna për rinovimin e godinave në qytetin studenti. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY