Theresa May përballet me sfidën e lidershipit, votohet për pozitën e saj...

Theresa May përballet me sfidën e lidershipit, votohet për pozitën e saj si kryeministre

61
0
Shares

Kryeministrja britanike Theresa May do të përballet me një votim, për shkak se shumë prej deputetëve janë mosbesues ndaj udhëheqjes së saj.

Deputetët konservatorë do të votojnë këtë të mërkurë nëse May do të vijojë të jetë kryeministre apo jo.

BBC shkruan se sfida për pozitën e zonjës May vjen pas 48 letrave të shkruara nga deputetët për të bërë thirrje për një konkurs.

Zonja May, e cila ka qenë kryeministre  pak kohë pasi Britania e Madhe votoi për të lënë Bashkimin Evropian në 2016, është përballur me kritika në partinë e saj për planin Brexit.Ende nuk dihet se sa shpejt do të shpallet rezultati i votimit, por zonja May duhet të marrë shumicën në favor të saj për ta fituar atë.

Nëse kjo ndodh, ajo nuk mund të sfidohet për të paktën një vit tjetër. Nëse znj. May nuk fiton votën atëherë do të kishte një garë konservatore në të cilën nuk mund të qëndronte dot gjatë.

Ekziston gjithashtu një mundësi që edhe nëse Znj. May merr vota por jo maksimalisht, ajo mund të vendosë të qëndrojë vetëm si udhëheqëse e partisë dhe jo kryeministre.

Për shkak se Partia Konservatore është partia më e madhe në Dhomën e Komuniteteve, kushdo që është udhëheqës i partisë pritet të jetë kryeministër./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY