Procedimi nga policia, reagon Edmond Tupja: Skandal, le të na e bëjnë...

Procedimi nga policia, reagon Edmond Tupja: Skandal, le të na e bëjnë si në kohën e Enver Hoxhës

63
0
Shares

Profesor Edmond Tupja ishte në listën e 25 personave të cilët janë proceduar nga policia për shkak të tubimeve të organizuara pa lejë pasditen e djeshme.

Pas këtij lajmi, ka ardhur dhe reagimi i Tupes i cili e konsideron qesharak. Në një intervistë për “Panorama Online”, Tupja e quan vendimin e policisë  të urdhëruar nga lartë.

Unë e kam mësuar nga mediat këtë lajm shumë qesharak. Unë nuk jam student, dhe studentët më këtë lëvizje nuk pranuan që të drejtohen nga njerëz që nuk janë studentë. Unë jam mbështetës i kësaj lëvizje, por nuk e kam organizuar unë, nuk kam marrë pjesë në organizimin e saj.

Kështu që e çuditshme, madje është qesharake se si rroftë sebepi që të sulmojnë ata që përkrahin studentët, por duan të ç’kurajojnë mbështetësit e kësaj mase studentore, kësaj dallge të fuqishme të papërballueshme në veprimet e saj.

Kjo është diçka shumë qesharake për mua. Madje më duket sikur duan të më bëjnë hero me zor. Unë s’kam dëshirë të bëhem hero, unë nuk vuaj për protagonizëm. Kurrë s’kam vuajtur për protagonizëm, por duan të më bëjnë me zor. Në qoftë se më vënë para togës së ekzekutimit apo para trekëmbëshit të më varin, ose duan të më bëjnë hero për së gjalli në burg.

Për mua është një turp i madh, jo se jam unë personi i proceduar, por çdo procedim pa arsye thjeshtë se vjen  me urdhër nga lart, nga një mendje e çuditërisht e sfazuar, unë se kuptoj. Ky është skandal. Më kujtohet koha e Pinoccetit në Kili, ka mbetur vetëm të na vinë nëpër shtëpia dhe të na vrasin. Të na e bëjnë si në kohën e Enver Hoxhës”, shprehet Tupja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY