Ironia e profesorit Edmond Tupe: Më zhvirgjëruan dëshminë e penalitetit

Ironia e profesorit Edmond Tupe: Më zhvirgjëruan dëshminë e penalitetit

108
0
Shares

I ftuar në ‘Top Talk’, me shaka profesor Edmond Tupja ka treguar se procedimin penal ndaj tij e ka marrë vesh nga miqtë dhe se i është zhvirgjëruar dëshmia e penalitetit, të cilën e ka pasur gjithmonë të pastër.

‘Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që jam proceduar penalisht.

Ma tha një miku im. Deri dje, kam pasur dëshmi penaliteti të virgjër. Jam rritur në një familje me edukatë dhe në respekt të ligjit.

Nga 4 akuzat, nuk e gjej veten te asnjëra. Unë isha mbështetës, jo organizator; nuk kam hedhur vezë apo shishe ndaj institucionit; nuk kam bllokuar rrugën sepse kam qëndruar në trotuar…’, u shpreh ai.

Pavarësisht procedimit penal ndaj tij, Tupja ka dalë sërish në protestë në mbështetje të studentëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY