VIDEO/ Dita e themelimit të PD, Basha: Studentët e vranë frikën

VIDEO/ Dita e themelimit të PD, Basha: Studentët e vranë frikën

51
0
Shares

Në ditën e themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar studentët për protestën e tyre.

Sipas Bashës lëvizja studentore është bekim për Shqipërinë. Qeverinë aktuale, kreu i PD, e bëri fajtore për vrasjen e shpresës së shqiptarëve.

“Sot është 11 dhjetori. Partia demokratike i ka rrënjët në protestat popullore. Këto momente që flasim janë momente të revoltës popullore duke thirrur një dhjetor të dytë.

LIVE – 11 dhjetor 1990 – 11 dhjetor 2018 PARTIA DEMOKRATIKE FESTON DITËN E THEMELIMIT TË SAJ.

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 11 décembre 2018

Opozita është me ta, PD është me ata. Më lejoni fare shkurt ta themi qartë për ata që kanë lindur 20 vitet e fundit, se kjo parti mori frymë nga e njëjta përpjekje kundër diktakturës, vranë frikën, siç e vranë atëherë. Dua t’iu shpreh gjithecilit, mirënjohjen”, u shpreh Basha.

28 vite më parë Shqipëria ishte në fundin e një sistemi të kalbëzuar që mbyllej me ikjen e shqiptarëve. Sot Shqipëria është në fundin e një qeverisje të kalbëzuar që ka primare oligarkinë.

Ky është kalbëzimi që u vret shpresën shqiptarëve dhe i shtyn të largohen sa më parë.

Etja për ta marrë dhe mbajtur me çdo kusht pushtetin ka sjellë kriminelët në majë të pushtetit. Sot, sfida jonë më e madhe, është kthimi i besimit tek njerëzit se politika do veprojë në interesin e tyre. Me këtë barrë të rëndë do të vijojmë luftën tonë.

Shpirti i të rinjve është sërish mes nesh, armatosja me guxim e kurajo për prindërit dhe vetë ata që të mos heshtin kur qeveria u shemb shtëpitë dhe tallet në fund me ta. Ulërima e dhimbjes së mijëra familjeve që nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve.

Kjo është lëvizja, garancia e demokracisë. Është mësim  për këdo që mërpërkëmb zërin e qytetarëve. Mrekullia e demokracisë është që qeveria bën çfarë i bën populli.

Lëvizja studentore, bekim për Shqipërinë. Zoti bekoftë guximin e tyre, Zoti bekoftë Shqipërinë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY