Studentët i “zënë” derën, reagon kryeministri Rama

Studentët i “zënë” derën, reagon kryeministri Rama

658
0
Shares

Në një kohë kur poshtë zyrës së tij kanë mbërritur studentë dhe të ulur këmbëkryq presin zgjidhjen e kërkesave të tyre, vjen një tjetër reagim nga kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Instagram, Rama ironizon PD dhe LSI si dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, duke e cilësuar ‘artist’.

“Ah, tani që çunat e pdLSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë nga studentët e nga pedagogët e pa maskuar e pa parti, doli Artisti t’i përshëndesë”, shkruan Rama.

Pak çaste më vonë kreu i qeverisë ka reaguar në Twitter, ndërsa theksoi se ai është me studentët, ndërsa shtoi se protestuesit u përçanë.

“Ju mbytën me presionin kundër Dialogut se do ju përçaja unë,po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen,unë jam me studentët jo me maskat e lsiPD dhe s’ju le në baltëJo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun, s’ndalemi më #përUniversitetin”, pohon Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY