Sekuestrohen pasuritë e Kastriot Kilës në Elbasan, vlera e tyre kap shifra...

Sekuestrohen pasuritë e Kastriot Kilës në Elbasan, vlera e tyre kap shifra të mëdhaja

124
0
Shares

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar të vihet në sekuestro preventive një ndërtesë 5-katëshe  e cila kap shumën prej 70. 819.000 lekë të reja.  Nën sekuestrim janë vënë gjithashtu dhe disa sipërfaqe toke.

Sekuestrimi është bërë pasi vlera aktuale e tregut të këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.

Të gjitha pasuritë janë në emër të Elton Kilës,alias Kastriot Kila, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale.

Per ketë shtetas,ka transaksione financiare të dyshimta,të  kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali.

NJOFTIMI I PLOTË 

Me kerkese te prokurorise Elbasan, U ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:Me kerkese te prokurorise Elbasan, U ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:

1. Nje  ndërtesë 5-katëshe, me  siperfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan

2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan3.

3.Nje siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.

4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap  shumën prej 70. 819.000 leke te reja. 

Vlera aktuale e tregut e ketyre pasurive eshte shume here me e madhe.
Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY