Zjarr i madh në një pallat në Itali, 2 të vdekur, 40...

Zjarr i madh në një pallat në Itali, 2 të vdekur, 40 të tjerë të asfiksuar

43
0
Shares

Një zjarr i madh ra në një ndërtestë për arsye ende jo të qarta. Mediat italiane shkruajnë se nga zjarri ka dy viktima dhe 40 persona të asfiksuar.

Zjarri ra në zonën e Reggio Emilia në një ndërtesë ku vdiqën dy njerëz, një burrë dhe një grua. Raportohet se në gjendje të rëndë janëdy vajza të vogla. Njëra u dërgua në një spital në Fidenza dhe tjetra është në reanimacion në Reggio.

zjarrfikësit, pas alarmit mbërritën pak pas mesnatës, dhe shpëtuan të gjithë teksa ishin asfiksuar. Trupat e dy viktimave u gjetën në shkallët e ndërtesës, ndërsa ishin përpjekur  të shpëtonin.

Zjarri ndodhi në Via Turri, në numrin 33 të një ndërtese shumëkatëshe.  Zjarrfikësit shpëtuan të paktën dyzet vetë, të gjithë kishin thithur më shumë tym seç duhej.

Shumë fëmijë policia i ka marrë duke i  mbajtur në krahët e tyre. Të paktën pesë shkallë erdhën në ndihmë për të hyrë nga dritaret.

Akoma nuk dihet shkaku, por  në  atë zonë, alarmi është lëshuar për ca kohë për shkak të bodrumeve të pushtuara./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY