Të burgosurit në Burrel letër Ministrisë së Drejtësisë, ja çfarë i...

Të burgosurit në Burrel letër Ministrisë së Drejtësisë, ja çfarë i kërkojnë Etilda Gjonajt

103
0
Shares

Disa të burgosur nga burgu i Burrelit i kanë dërguar  një letër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për amnistinë.

Në letrën dërguar ministres, ata kërkojnë dhe njëherë  rishqyrtim të kushteve për përfitimin e amnistisë pak ditë para fundit të 2018-ës.

Ja çfarë kërkojnë të burgosurit: 

“Ne të poshtëshënuarit që po vuajmë si të paraburgosur në IEVP Burrel, parashtrojmë kërkesën tonë si më poshtë vijon:

Dëgjuam në televizor se Ministria e Drejtësisë ka bërë një propozim për amnisti. Kjo pa dyshim që është e nevojshme dhe e domosdoshme për të gjithë ata që po vuajnë dënimet.

Por konstatojmë se kushtet që kërkon kjo amnisti nuk plotësohen nga të paraburgosurit dhe të burgosurit, pasi konstatohen se janë dhënë gjykime dhe dënime të padrejta si për drogën për dhunën në familje por edhe për vepra të tjera.

Konstatohet se ka patur padrejtësi si në hetim po ashtu edhe në gjykimin e çështjeve të ndryshme. Gjithashtu vërejmë se Gjykatat e rretheve Dibër dhe Mat kanë dhënë dënime më të rënda se Gjykatat e rretheve të tjera.

Duke u bazuar në çfarë thamë më sipër mendojmë se kjo amnisti që është parashikuar të jepet, nuk lehtëson asnjë të paraburgosur ose të burgosur.
Kërkesa jonë kolektive është që amnistia e këtij viti që është edhe viti i Skënderbeut të ishte e përgjithshme dhe për një afat kohor 2-3 vjet.

Në njëfarë mënyre kjo do të ishte një zgjidhje që për mendimin tonë është e paanshme dhe e duhura për kushtet në të cilat ndodhemi.
Kemi besim se Ministria e Drejtësisë do ta marrë në konsideratë këtë kërkesë. Faleminderit për mirëkuptimin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY