Ronaldo i lëshon sfidën Messit: “Eja provoje në Itali!”

Ronaldo i lëshon sfidën Messit: “Eja provoje në Itali!”

49
0
Shares

Cristiano Ronaldo kërkon të përjetojë sërish nga afër rivalitetin me Lionel Messin, tani në kampionatin italian “Serie A”. Sulmuesi portugezi i Juventusit e shprehu dëshirën e tij në një intervistë të gjatë të ditëve të fundit, ku i bëri ftesë argjentinasit të Barcelonës për t’u transferuar në Itali.

“Do të më pëlqente që një ditë të shihja Messin në Itali. Ai duhet të bëjë atë që bëra edhe unë, të pranojë sfidën. Por, nëse ai ndihet i lumtur te Barcelona, e respektoj. Është një futbollist fantasik e një djalë i mirë, por këtu nuk më mungon asgjë. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur. Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, me kombëtaren, ndërsa ai është gjithnjë në Spanjë. Ndoshta ka nevojë më shumë sesa unë për të lëvizur”, tha Cristiano Ronaldo.

Më pas, Ronaldo foli për ambientimin e tij në Torino, duke theksuar se qyteti i pëlqen dhe se tifozët janë të sjellshëm, ndërsa Juventusi është një klub fantastik, i organizuar në mënyrë të mrekullueshme.

“Përshtypjet e mia deri tani janë shumë të mira. Mund të them se është grupi më i mirë me të cilin kam luajtur. Jemi një skuadër, ndërkohë që diku tjetër, dikush ndihet mbi të tjerët”, vijoi Ronaldo.

Në fund, Ronaldo foli edhe për fitoren e “Topit të Artë” nga Luka Modriç, duke theksuar se e respekton vendimin e dhënë. Madje, për të nuk është fundi i botës nëse nuk e fiton atë, edhe pse ai punon shumë për ta fituar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY