Protestat e studentëve, Manjani: Litari në fyt është vendosur nga KRYEMINISTRI

Protestat e studentëve, Manjani: Litari në fyt është vendosur nga KRYEMINISTRI

81
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar video-konferencën e kryeministrit Rama në Facebook, teksa i kërkonte studentëve që të pranonin dialogun.

Manjani shkruan se dhe pas monologut të tij, problemi qëndron tek Rama. Ai është litari që vijon të shtrëngojë fytin e popullit.

Për Manjanin, fajtor është kryeministri.

REAGIMI I PLOTË

Besoj edhe pas monologut të orës 11:00, duhet të jetë e qartë kristal se: nuk është punë ministrash kjo gjëma arsimore!

Lindita, por edhe ministra të tjerë mund ti akuzosh maksimumi pse janë luajal ndaj shefit të tyre, kur litari vijon të shtrëngojë fytin e popullit. Por litari është ideuar, skicuar dhe vendosur nga KRYEMINISTRI.

Pa asnjë dyshim Ai është fajtor për çdo gjë. Askush nuk është thirrë në atë kabinet për të kontribuar me ide, por për të zbatuar idetë e Tij. Cilido që ka një ide, mendim apo largqoftë qëndrim tjetër nga i Tij, shkarkohet!

Është dallim i madh ky!

Ndaj kushdo që kërkon faj tek ministrat, automatikisht është në krah të Kryeministrit.

Është në krah të problemit jo të zgjidhjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY