Drogë drejt Greqisë, pranga dy shqiptarëve

Drogë drejt Greqisë, pranga dy shqiptarëve

53
0
Shares

Policia greke, mësohet se ka arrestuar dy shqiptarë, një 20-vjeçar dhe një femër 33-vjeçare gjatë një operacioni anti-drogë në  kufirin greko-shqiptar.

Në mjetin ku edhe po lëvizin të rinjtë shqiptarë u gjendën 18 kg kanabis në një vend të improvizuar enkas në prapakolp dhe te dera. Nga policia u sekuestrua edhe një laptop dhe një telefon celular.

Ndërkohë, sot më herët, u raportua se policia greke në Igumenicë, ndaloi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 100 pako me 105 kg e 460 gramë marijuanë dhe një pistoletë TT. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shqiptar 34-vjeçar, të cilit iu sekuestrua edhe një pasaportë shqiptare me vulë hyrëse të falsifikuar, ndërkohe rezulton se atij iu ishte ndaluar më parë hyrja në zonën Schengen.

Mjeti rezulton i marrë me qira në Greqi. Policia sekuestroi dhe 2 celularë e 250 euro.

Prej fillimit te vitit në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Patra, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 11 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY