Deklarata e fortë e Manjanit: Titujt shkencorë të këtyre 30 viteve të...

Deklarata e fortë e Manjanit: Titujt shkencorë të këtyre 30 viteve të shumëzohen me zero

126
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani vjen me një deklaratë të fortë, teksa kërkon që të gjithë titujt e doktoraturave apo titujt shkencorë të këtyre 30 viteve të shumëzohen me zero.

Manjani e lidh këtë me situatat e fundit, ku përmend dhe faktin se dhe lahutën e morën serbët, ku as ruajtja e trashëgimisë nuk po bëhet.

REAGIMI I PLOTË

Shqipëria nuk ka as “doktorë shkencash” e aq më pak “Profesorë”.

Zaten, nuk ka asgjë të re të shpikur nga asnjë shqiptar. As rrotën e as internetin nuk e kanë shpikur “doktorët” apo “profesorët” tanë.

Të vetmen detyrë që kishim, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbajtjen gjallë të Albanologjisë, nuk po e bëjmë. Profesor Aleks Buda ka qenë i fundit Albanolog i klasit të lartë.

Edhe lahutën na e morën Serbët.
Ndaj ky shteti i sotëm duhet të paktën të njohë dhe pranojë me vetëm pak sinqeritet se Titujt Shkencorë pa shkencë nuk kanë asnjë kuptim!

Titujt e dhënë deri më sot, përgjatë 30 viteve të fundit, duhen shumëzuar me 0.
Ato prezumohen se janë kopje të vjedhura dhe të përkthyera, pra plagjiatura të pastra!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY