“Të vijnë banorët e Astirit, të gjithë”, studentët hapin protestën për qytetarët

Ndaje

Një prej studenteve që proteston në ditën e 6 ka bërë ftesë publike për të gjithë popullin, për ata që duan ti bashkohen protestës.

E veshur me xhakovento të verdhë, energjike edhe pse e lodhur nga një ditë e gjatë në protestë, ka reaguar ndryshe nga ai që dukej si ‘qëndrimi zyrtar’ i protestës këto ditë.

Arsimi është i lidhur me të gjitha, ka thënë studentjapër gazetaren e  Fax News, Edona Haklaj që raporton nga terreni.

‘Çfarë mjekësh do të dalin nesër nëse nuk ka arsim të mirë? Çfarë gazetarësh do të raportojnë nesër nëse nuk ka arsim të mirë. Arsimi nuk është vetëm i yni, por i të gjithëve, prandaj i ftojmë të gjithë të në bashkohen.

Tashmë nuk ka të bëjë më me një VKM, por me është shumë më e madhe se aq’, ka thënë studentja e Mjekësisë, Estela Nazarko.

Protestuesit kanë kthyer mbrasht gjatë ditës së tretë dhe të katërt mbështetësit e kauzës së mosshembjes së Teatrit, të cilët protestojnë që prej qershorit, por edhe ata të Astirit që dalin çdo ditë në demonstrata, prej një muaji.

Leni një përgjigje