Studentët nuk njohin pushim, sërish në protestë, ultimatum Ramës: Ke kohë deri...

Studentët nuk njohin pushim, sërish në protestë, ultimatum Ramës: Ke kohë deri të martën

83
0
Shares

Studentët kanë hyrë në ditën e pestë të protestës së tyre. Sapo ka nisur dhe marshimi drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku do të qëndrojnë dhe sot për të kërkuar të drejtat e tyre.

Studentët kërkojnë përgysmin të tarifave, përmirësim të kushteve të konviktit, përfaqësim në bordin e Arsimit, kartën e studentit brenda vitit si dhe rritje të buxhetit të Arsimit dhe mbështetje për kërkime shkencore.

Ata bëjnë thirrje për studentët e tjerë dhe qytetarë të thjeshtë të bashkohen me ta. Ndërkohë i kanë vendosur afat qeverisë deri të martën. Kujtojmë se ata nuk kanë pranuar asnjë negociatë dhe dialog me ministren, duke i vendosur kushtin e vetëm për të miratuar të gjitha pikat e letrës së tyre.

LETRA ME KËRKESAT E STUDENTËVE

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

1. Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.                                       

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY