Mediat e huaja: Macron pritet t’iu kërkojë falje protestuesve

Mediat e huaja: Macron pritet t’iu kërkojë falje protestuesve

59
0
Shares

Mediat e huaja shkruajnë se presidenti Macron pritet t’iu kërkojë falje protestuestëve për situatën e krijuar së fundmi në Francë.

Të shtunën, ‘jelekverdhët’ bënë kërdinë në Paris duke hedhur raketa, duke djegur makina dhe duke shkatërruar dyqanet dhe restorantet, ndërkohë që policia arrestoi rreth 1000 persona.

Kjo është fundjava e katërt e rebelimit të tyre kundrejt rritjes së taksës së karburantit.Qeveria u tërhoq nga kjo taksë, mirëpo tani qytetarët kërkojnë të ulet akoma më shumë çmimi i karburantit, që është rritur gjatë këtij viti.

Në të gjithë qytetin, zyrat e degëve të bankave, dyqanet e lodrave, okulistët dhe shitoret e tjera të shitjes me pakicë u dëmtuan nga protestuesit dhe kudo lexoheshin shkrime anti-Macron.

Macron, i zgjedhur në maj 2017, po përballet me kritika pasi gjithmonë ka refuzuar të dalë të flasë në publik pas kësaj situate.

Protesta ka sjellë një goditje të rëndë në shitjen me pakicë, në industrinë turistike dhe sektorin e prodhimit, pasi blloqet rrugore me njerëz pengojnë zinxhirët e furnizimit./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY