Fevziu: “Studentët ndihen të fyer dhe e shohin veten të papërfaqësuar”

Fevziu: “Studentët ndihen të fyer dhe e shohin veten të papërfaqësuar”

81
0
Shares

Gazetari Blendi Fevziu i cili ka ndjekur edhe në terren protestën e studentëve ka folur në studion e ABC Neës për kërkesat e tyre, me të cilët ka biseduar vetë.

Sipas tij studentët ndihen të fyer dhe të nëpërkëmbur dhe e shohin veten të papërfaqësuar.

“Studentët ndihen të fyer dhe të nëpërkëmbur dhe e shohin veten të papërfaqësuar, shkojnë në zyrë dhe shohin injorantë”-tha gazetari.

 Fevziu thekson se dy çështjet kryesore të protestës lidhen me problemin ekonomik.

“Dy çështjet e para problemi ekonomik që lidhet me tarifat dhe shtesat që tregon se reforma në arsim ka pasur një ngërç. Kam takuar një vajzë që i thoshte se familja i jepte 5 mije lekë në ditë për ushqim dhe nëse paguaj kreditet i bie që një  ditë të ushqehem dhe një ditë jo. Problemi i konfikteve, më thanë që paguanin 600 mijë Lekë në vit për konfliktin. Kur e çon fëmijët në konvikt, tregon që ti nuk ke asnjë mundësi”.

Gazetari thekson se partitë politike dhe opozita duhet t’i qëndrojnë larg protestës, ndërsa shton se e vetmja formë për plotësuar kërkesat është këmbëngulja.

“Partitë politike nuk duhet të përfshihen në protestën e studentëve, sepse do prishej uniteti. Partitë politike duhet ta mbështesin protestën e studentëve vetëm nga jashtë. Nuk ka asnjë formë tjetër për të fituar një të drejtë, vetëm duke këmbëngulur deri në fund”.

Sipas tij studentët nuk mund të injorohen dhe është turp që trajtohen në këtë mënyrë. Fevziu thekson se qeveria duhet të marrë disa vendime të menjëhershme për të plotësuar kërkesat e studentëve, Kryeministri duhej të shkojë tek protestuesit dhe t’i dëgjojë ata. /abcnews.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY