VIDEO/Shpërthen protesta e Aleancës Kuqezi në Gjirokastër, llogari Greqisë për shqiptarët e...

VIDEO/Shpërthen protesta e Aleancës Kuqezi në Gjirokastër, llogari Greqisë për shqiptarët e vrarë

475
0
Shares

Një tjetër protestë po zhvillohet në Gjirokastër, ku janë qindra anëtarë të Aleancës Kuqezi dhe jo vetëm të cilët marshojnë drejt konsullatës greke, për të kërkuar llogari për 7 shqiptarët e vrarë në dy muajt e fundit në Greqi.

Me flamujt kuqezi dhe me tingujt e këngës himn ‘’Shqipëri o nëna ime”, aktivistët po hedhin valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit.

‘’Sot ne marim  pjesë në këtë protestë për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”, shprehet një prej pjesëmarrësve në protestë.

Kujtojmë se ditën e sotme u mbajt ceremonia e të 40-ave të  Kacifasit dhe të gjithë grekët e ardhur në Kakavijë nuk u lejuan të marrin pjesë duke u kthyer mbrapsht.

Konstantinois Katsifas, u vra në 31 Tetor nga forcat RENEA pasi rrezikoi jetën e këtyre të fundit nga përplasja me armë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY