VIDEO/Kryemadhi përkrah studentët: Na dhanë mësim ne politikanëve, mua të parës po...

VIDEO/Kryemadhi përkrah studentët: Na dhanë mësim ne politikanëve, mua të parës po dhe Bashës

97
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur sërish për protestën e studentëve.

Gjatë një takimi me gratë e LSI, Kryemadhi u ndal tek arsyeja e protestës dhe se çfarë do të thotë revolta e studentëve.

Kryemadhi shprehet se lëvizja studentore nuk është një parti politike, dhe se studentët i dhanë politikës leksione. Ajo bën thirrje për të gjitha gratë që të mbështetin studentët.

Shumë mund të thonë pse studentët e nisën protestën në dhjetor, lëvizja studentore është një lëvizje kombëtare. Me lëvizjen studentore nuk mund të luajë askush. Lëvizja studentore është një realitet për të dhënë mësim. Lëvizja studentore është lëvizje e PS, PD dhe atyre pa parti.

Lëvizja studentore nuk është një parti politike, ashtu si ato grupet e paguara nga Rama për t’i përçarë. Studentët tanë na dhëna një mësim ne si politikan, më dhanë mësim mua të parë, jam e bindur edhe zotin Bashën, se nuk është e nevojshme për të pasur kushtet për të protestuesit. Studentët na dhanë një mësim ne klasës politike, kur je me të drejtë, edhe zoti është me ty. Lëvizja studentore ishte një leksion demokracie dhe shpresë”, u shpreh Kryemadhi.

Takim me strukturat e Lëvizjes së Grua-s për Integrim

Takim me strukturat e Lëvizjes së Grua-s për Integrim

Publiée par Monika Kryemadhi sur Samedi 8 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY