VIDEO/ “Plas” grushti te Teuta-Partizani , arbitri shijon “shfaqjen”

VIDEO/ “Plas” grushti te Teuta-Partizani , arbitri shijon “shfaqjen”

129
0
Shares

Kryesfida e javës së 15-të në Kategorinë Superiore luhet në Durrës, aty ku Teuta pret Partizanin në një 90 minutësh të tërin për tu shijuar. Momentalisht është mbyllur pjesa e parë, fraksion i cili është mbyllur në avantazhin minimal, 1-0 të Teutës.

Një rezultat që nuk ka kënaqur aspak futbollistët e “demave të kuq” që kanë nisur të luajnë ashpër ndaj kundërshtarëve. I tillë ishte dhe episodi i minutës së 24, aty ku më pas ndodhi dhe “skandali”. Tefik Osmani dhe Ardit Hila patën një moment tensioni, ku nuk mungoi dhe një përplasje mes tyre. Gjigandi i mbrojtjes durrsake kap për fyti kundërshtarin, ndërsa Hila reagon, duke e goditur me grusht në bark.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte se kryesori nuk mori asnjë masë kundrejt tyre, pavarësisht se gjithçka u zhvillua nën hundën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY