Tabaku: “I bëj thirrje Veliajt të mos fshihet, por të vijë t’u...

Tabaku: “I bëj thirrje Veliajt të mos fshihet, por të vijë t’u japë zgjidhje banorëve të Bulevardit”

54
0
Shares

Deklarata e deputetes së PD-së, në protestën e orës 16, në protestën e banorëve të Bulevardit të Ri, në Bregun e Lumit:

Sot në Ditën e Rinisë, në ditën symbol të 8 dhjetorit, në ditën symbol të demokracisë, këta njerëz vazhdojnë të protestojnë edhe pas 28 vitesh për një të drejtë themelore që është e drejta e pronës.

I bëj thirrje edhe njëherë qeverisë që të vijë të dëgjojë kërkesat e tyre të ligjshme. U bëj thirrje të gjithë atyre deputetëve të Partisë Socialiste që kanë ardhur dhe ju kanë premtuar se do ta vlerësojnë pronën e tyre.

I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të mos fshihet, port ë vijë të ballafaqohet këtu me premtimet e tij. Këta njerëz, ashtu si unë, ashtu si Partia Demokratike, besoj ashtu si kryetari i bashkisë, duan që të vazhdojë të zhvillohet qyteti, por jo në kurriz të pronës së tyre. Këta njerëz duan që djersa dhe kontributi I tyre të vlerësohet.

Këta fëmijë janë sot pasdite këtu, në këtë ditë të ftohtë dhjetori, ditë e shtunë, ndoshta duhet të ishin duke luajtur si gjithë moshatarët e tyre, por kanë ardhur të protestojnë për shtëpitë e tyre.

Ditën e hënë ne do të jemi prapë këtu përsëri në orën 4. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë që të sjellë përfaqësues, të vazhdojmë procesin e vlerësimit të banesave, të nxjerrim VKM-në, dhe të trajtohen ashtu si 200 familjet e tjera, që janë trajtuar që nga fillimi i Bulevardit.

Këta banorë do të vazhdojnë të protestojnë deri kur prona e tyre të jetë e mbrojtur. Unë ju siguroj mbështetjen time, të kolegëve të mi që janë sot këtu, dhe do jemi me ta, çdo ditë, derisa e drejta e tyre të fitojë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY