Ngjela: Protesta e studentëve, referendum psikik ndaj qeverisë

Ngjela: Protesta e studentëve, referendum psikik ndaj qeverisë

128
0
Shares

Për avokat Spartak Ngjelën protesta e studentëve sot (8 dhjetor) kishte një karakter referendar. I ftuar në studion e lajmeve me gazetaren dhe drejtoren e lajmeve në Ora News, Beti Njuma, Ngjela argumentoi se studentët u përshëndetën edhe nga shumë qytetarë. Kjo tregon sipas tij një kërkësë masive kundër qeverisë.

Beti Njuma: Këtë protesta a mund ta marrim si një referendum ndaj qeverisë së Ramës?

Spartak Ngjela: Unë pashë sot që kishte një karakter referendar të paktën në psikikë. Këta ishin duke ecur në bulevard, qëndronin të tëra mjetet dhe i përshëndesin. Pra është një kërkesë masive. E kupton dot kryeministri? Nuk e kupton, sepse nuk e le psikika. Po ta kuptonte këtë nuk do kishte rënë në këto gabime të qeverisjes dhe korrupsiomnit. Pasioni për pushtet kur të intereson intelektin je i destinuar të shkosh drejt hiçit.

Sipas Ngjelës, protesta ka marrë karakter politik për aq kohë sa studentët shtrojnë probleme si korrupsioni.

Spartak Ngjela: Nuk është apolitike, është thellësisht politike. Do ketë vazhdimësi sepse ata kanë kapur fenomenin. Kanë hequr dorë nga ato që thanë kushtet. Janë në zhvillim dhe kështu vijnë të gjitha protestat në gjithë botën. Kanë kontunitet dhe vijnë hap pas hapi. Ata kanë hyrë në hullinë politike. Cila është hullia politike? Është goditja e korrupsionit. Nuk mund të ketë korrupsion në Universitet publik në rast se nuk do kryeministri, pamundësi absolute. Nuk mund të ketë korrupsion në Universitete publike nëse nuk do qeveria, sepse ka kontroll. Cili është kontrolli për nivelin e didaktikës? Asgjë! Cili është kontrolli për pedagogët? E dëgjove që nxorën pedagoge që nuk kishin marrë gjimnazin? Ju si mendoni që kjo është miopi? Jo nuk është miopi.  Ata kërkuan veting për profesoratin. Është politik dhe ecim më tutje. Është bashkëpunim, korrupsioni është kryeministror. Pa kryeministër nuk bëhet. Pra korrupsioni kryeministror shqiptar është i lidhur me korrupsionin e rektorateve. Rektoratat janë të korruptuara, kjo nuk diskutohet. Nuk e di rektori që shiten nota?! Ai e di këtë fakt, pse e lejon?! Kjo nuk është një lëvizje krejt e thjeshtë. Është si vargu i numrave, nëse nuk ke thënë zero dhe nuk ke thënë një, nuk vazhdon vargu i numrave. Këta e thanë 1-shin. Do shkojnë tek qeveria. 

Sipas Ngjelës nuk mund të ketë një analogji mes lëvizjes së dhjetorit 1990 dhe lëvizjes së sotme studentore.

Spartak Ngjela: Jo, nuk është e njëjta gjendje. E para atëhere kishte shumë frikë që tani s’ka pasur frikë. E dyta ato ishin protesta kundër diktaturës. Kurse këto esencialisht janë kundër korrupsionit. Pastaj vjen edhe problemi i nivelit. Universiteti publik shqiptar është në krizë në nivel. Shqipëria aktualisht ka nevojë në investim ne intelekt./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY