I shpallur në kërkim, arrestohet 47-vjeçari nga Elbasani

I shpallur në kërkim, arrestohet 47-vjeçari nga Elbasani

64
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim kombëtar, i cili ishte i dënuar me 1 vit burg.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Arben Kruja, 47 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim Nr.765, dt.11.12.2017, e ka dënuar me 1 vitë burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja pa leje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proçedurale.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY