FOTO/’Washington Post, New York Times’…, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për...

FOTO/’Washington Post, New York Times’…, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për protestën e studentëve

230
0
Shares

Mediat më të dëgjuara dhe prestigjioze të botës i kanë kushtuar artikuj protestës së studentëve.

New York Times, Washington Post, mediat balkanase dhe ato franceze kanë raportuar hap pas hapi çfarë po ndodh me protestën, të cilët kanë hyrë në ditën e katërt të revoltës së tyre.

Më poshtë po iu përcjellim disa nga titujt dhe pjesë të artikujve.

  1. Washington Post

”’Mijëra studentë të universiteteve publike kanë bllokuar  rrugëT kryesore në kryeqytet, Tiranë, duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se do të bojkotojnë shkollën derisa kërkesat e tyre të pranohen. Protestat po zhvillohen edhe në qytete të tjera’‘ shkruhet në artikull.(Kliko për artikullin e plotë)

2. New York Times

Studentët e universitetit publik që po protestojnë në kryeqytetin shqiptar kanë hedhur poshtë një ofertë nga kryeministri i vendit për të mbajtur bisedime mbi kërkesat e tyre.

Mijëra studentë bllokuan rrugën kryesore para Ministrisë së Arsimit të premten duke thënë se kërkesat e tyre – një përgjysmim i tarifave të shkollimit, akomodimit më të mirë dhe përfshirjes së studentëve në organet vendimmarrëse – nuk janë të negociueshme’‘, thuhet ne një pjesë të artikullit.

3. BalkanInsight

Ja çfarë shkruhet në një pjesë të artikullit: ”Disa qindra studentë bllokuan hyrjet e Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin shqiptar të enjten në ditën e tretë të protestave kundër rritjes së tarifave dhe vështirësive ekonomike.

Protestat kanë çuar në pezullimin e universiteteve shqiptare, ndërsa qeveria përpiqet të përballet me kërkesat e tyre.”

KLIKONI PËR TË TJERA ARTIKUJ – ARTIKULLI 1 

ARTIKULLI 2 

(DRONI.al/K.Balliu)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY