VIDEO/Studentët e refuzojnë, Kryeministri ka gati përgjigjen e radhës për ta

VIDEO/Studentët e refuzojnë, Kryeministri ka gati përgjigjen e radhës për ta

173
0
Shares

Protestat e studentëve duket se kanë ‘zgjuar’ kryeministrin Edi Rama. Edhe pse ai kërkon të takojë studentët, përgjigja negative e tyre e ka zënë mat kryeministrin. Duke mos ditur se si të zbusë protestën, Rama ka filluar të publikojë video të konvikteve që priten të transformohen, kjo një nga kushtet që studentët paraqitën për ministren.

Duke shkruar se ka marrë fondin për të filluar punimet, Rama vijon t’iu kthejë përgjigje studentëve me fjalë dhe jo me vepra konkrete dhe as me plotësimin e kushteve të tyre.

POSTIMI I RAMËS

“Meqë jemi e para qeveri që është kujtuar për konviktet e studentëve (kohë më parë), kemi siguruar financimin 18.8 mln € nga qeveria gjermane, kemi nisur investimin e parë serioz qysh prej vitit 1990 për godinat studentore, thashë t’ua ve përpara syve këtë video të sotme, të gjithë atyre që dje u dukej si lodër 3D postimi i kantierit të Rilindjes së Qytetit Studenti”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/326723824816461/?t=8

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY