VIDEO/Shisnin kokainë në Tiranë, goditet grupi, 4 persona të arrestuar

VIDEO/Shisnin kokainë në Tiranë, goditet grupi, 4 persona të arrestuar

97
0
Shares

Një operacion antidrogë i koduar “FLEX” ka sjellë arrestimin e 4 personave nga Tiranë.

Polica bën me dije se janë sekuestruar lëndë narkotike e llojit “kokainë”, mjet prerës, automjete e aparate celular.

Të arrestuarit:

Julian Zela
Sajmir Hoxha
Besnik Mansaku
Rezart Hoxholli

Njoftimi i plotë

‘Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FLEX”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë.
– S. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
– B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.
– R. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Për këta shtetas disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”. Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës.

Është sekuestruar në total (nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve):

– 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”
– mjet prerës (thikë)
– 4 aparate celular
– pranga

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 283/2, 279 dhe 247 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY