VIDEO/Banorët e Astirit i bëjnë thirrje policisë: Hiqni kapelet, bashkohuni me ne

VIDEO/Banorët e Astirit i bëjnë thirrje policisë: Hiqni kapelet, bashkohuni me ne

66
0
Shares

Banorët e Astirit kanë marshuar drejt sheshit ‘Shqiponja’ ku gjatë gjithë rrugës kanë brohoritur me thirrje kundër qeverisë Rama.

Rama është antishqiptar, Rama ik, Poshtë projekti’ kanë qënë disa nga thirrjet e tyre kundrejt kryeministrit.

Gjatë protestës së ditës së sotme, banorët u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave.

Ajo që vihet re është gjithashtu dhe thirrja që ata i bëjnë policisë, të cilës i kërkojnë të bashkohet: Hiqni kapelat, bashkohuni me ne.

Forcat policore i kanë shoqëruar përgjatë gjithë marshimit banorët.

Banorët janë në ditën e 34 të protestës, kundër projektit të Unazës së Re, e cila sipas tyre është korruptive. Ditën e sotme, ata shënuan fitoren e parë, pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për tenderin e projektit, pas publikimit të dokumentave një ditë më parë në emisionin ‘Të Paekspozuarit’.

Protesta LIVE:

LIVE – Banorët e Unazës së Re protestojnë kundër projektit korruptiv të qeverisë! Deputetët e PD në mbështje të përditshme!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 7 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY