VIDEO/Vrasja e studentes greke, publikohen pamjet e takimit me shqiptarin

VIDEO/Vrasja e studentes greke, publikohen pamjet e takimit me shqiptarin

201
0
Shares

Mediat greke kanë publikuar videon e takimit të shqiptarit me studenten greke të vrarë para disa ditësh në Greqi.

Shqiptari takohet me studenten dhe më pas largohen së bashku, pak para se ajo të vritej me një shufër hekuri në kokë.

NGJARJA

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 28 Nëntor, ku një 19 vjeçar shqiptar dhe një 21 vjeçar të mërkurën kishin hedhur trupin e saj në det. Policia bregdetare e ishullit e zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur.

Sipas burimeve policore, dy të rinjtë e morën studenten nga shtëpia e saj të martën, 27 nëntor, në vijim shkuan në shtëpinë e njërit prej tyre, ku i kërkuan akte seksuale të cilat vajza i refuzoi.

Gjatë sherrit e qëlluan në kokë me armë të ftohtë, kujtuan se humbi jetën dhe e hodhën në shkëmbinj, në det për t’u dukur si aksident apo vetëvrasje.

VAJZA

Vajza është një studente 21 vjeçare në fakultetin e ishullit, me origjinë nga veriu i Greqisë.

Vajza vinte nga një familje arsimtarësh grekë, madje i ati është nënkryetar i Bashkisë së zonës. Dje pasdite, policia e Rhodes ka marrë në pyetje 19-vjeçarin shqiptar dhe 21-vjeçarin grek, të cilët gjatë natës edhe kanë pranuar vrasjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY