Shtëpia e familjes shqiptare merr flakë, nëna me fëmijët në gjendje...

Shtëpia e familjes shqiptare merr flakë, nëna me fëmijët në gjendje të rëndë

78
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy fëmijë dhe një nënë shqiptare janë në gjendje të rëndë për jetën, pasi morë plagë të rënda nga djegia në shumicën e trupit kur banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Firenzuola në provincën e Firences.

Mediat italiane shkruajnë se nga flakët kanë pësuar lëndime të rënda nëna 40 vjeçare dhe dy fëmijët e saj, një vajzë 11 vjeç dhe vëllai i saj 8 vjeç.

Mjekët shprehen se gjendja e tyre është kritike.

Nuk ka ende një version zyrtar, por deri më tani, dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një lojë e fëmijëve, të cilët kanë ndezur një çakmak e më pas flakët kanë përfshirë banesën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY