Profesori i historisë gjen sallën e studentëve bosh: Pamja më emocionuese….

Profesori i historisë gjen sallën e studentëve bosh: Pamja më emocionuese….

104
0
Shares

Profesori i Historisë Romeo Hanxhari e ka gjetur sallën e studentëve ku do të jepte mësim tejet bosh, pasi studentët kishin dalë në protestë.

Hanxhari:  “Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. I falënderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshem qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetesh kur kam filluar pedagog. U thashe atyre qe “unë s’mund t’ju them hapur të lini mësimin, por po ju perseris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: “për dashurine jap edhe jetën, por për lirine jap edhe dashurinë”. Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zevendesoni cdo fjale tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurre fjalën LIRI”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY