“Plotësoni kërkesat tona”, studentët i kthejnë përgjigje Ministres

“Plotësoni kërkesat tona”, studentët i kthejnë përgjigje Ministres

99
0
Shares

Menjëherë pas deklaratës së ministres së Arsimit, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i studentëve. Ata nuk tërhiqen nga protesta duke kërkuar plotësimin e të 4 kushteve të tyre.

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat, thonë studentët.

Lindita Nikolla ka pranuar vetëm këto kërkesa të studentëve:

– heqja e tarifave shtesë për provimet që do të shlyhen në vjeshtë nga studentët

– anullimi i VKM-së.

Ju sjellim dhe njëherë në vemendje 4 kërkesat e tyre:

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY