Media amerikane i bën jehonë protestës së studentëve: “Mijëra vetë në shesh”

Media amerikane i bën jehonë protestës së studentëve: “Mijëra vetë në shesh”

167
0
Shares

Qeveria shqiptare u tërhoq para kërkesave të studentëve dhe u anuloi VKM-në për pagesat shtesë në lidhje me provimet e mbartura, kështu e nis shkrimin “Assotiated Press”.

Më tej media e huaj ka cituar ministren Nikolla, e cila tha se nuk mund të bëjë asgjë për të ulur tarifën e Universiteteve Publike, pasi ato janë institucione të cilat vetërregullohen.

“Mijëra studentë të Universitetit Publik, kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Ata kanë thënë se do të bojkotojnë mësimin, deri në në momëntin kur të gjitha kërkesat e tyre do të plotësohen,” vijon shkrimi.

Më tej shkrimi flet për protestat në rrethe. “Protesta vazhdojnë edhe në qytete të tjera , studentët ndër të tjera duan ta ulin tarifën vjetore Në vazhdim Associated Press, përmend deklaratën e Nikollës, për shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së”, – shkruhet në këtë artikull.

“Ministrja tha se do të hiqet pagesa për provimet e prapambetura, por nuk mund të bëjë asgjë për pagesën e tarifës vjetore”. Në vijim raportimi shpreh dhe mendimin e studentëve pas anulimit të VKM-së.

Media amerikane, i jep zë studentëve dhe kërkesave të tyre, duke e mbyllur shkrimin me premtimin e studentëve për të mos u tërhequr nga protesta derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY