Dom Gjergj Meta mbështet studentët: Ju admiroj, mos u ndalni

Dom Gjergj Meta mbështet studentët: Ju admiroj, mos u ndalni

77
0
Shares

Dom Gjergj Meta, një prej klerikëve aktivë dhe shumë i ndjekur nga të rinjtë, është në mbështetje të studentëve që protestojnë.

Në një reagim të tijin në rrjetet sociale, ai shkruan se i admiron për këtë përgjigje të zjarrtë ndaj padrejtësive dhe u kërkon të mos tërhiqen.

REAGIMI I PLOTE

#unejammestudentet

Faleminderit studentë!

Rastesisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndërra keni në zemrat tuaja. Por keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar. Në fakt ndejta disi anash teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja.

Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend, sepse politika e qeverisë ju ka bërë t’u gërtitet ky vend.

Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë vjetëruar para kohe.

Jeni përgjigja më e mirë ndaj një qeverisje pa vizion tërësor për vendin tonë, arsimin dhe eknominë e saj.

Ju jeni përgjgja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap nëpër studjo televizive a nëpër kafe bajate pa asnjë produkt.

Faleminderit studentë! Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj. Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë.

Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme. Ju mund ta bëni ndryshimin. Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë.

Ju admiroj pafund!

+ dom Gjergji

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY