Zbulohet letra, Gruevksi iu ka shkruar krerëve të BE-së para arratisjes

Zbulohet letra, Gruevksi iu ka shkruar krerëve të BE-së para arratisjes

54
0
Shares

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski u ka dërguar një letër krerëve më të lartë të BE.

Letra e cila është zbuluar së fundmi, i drejtohet eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn, përfaqësueses për politikën e jashtme të BE-së Federica Mogherini, komisionerit për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian Dunja Mijatoviq dhe kryetarit të Partisë Popullore Evropiane, Jossef Doll.

Letra flet për dënimin e Gruevskit. Ai shkruan se dënimi prej dy vitesh burg i është dhënë pa menduar se ka fakte të  fabrikuara.

Në letër Gruevski ka përmendur edhe një propozim tjetër, nëse i pari për Hahn, Mogherinin, Mijatoviqin dhe Dollin nuk pranohet. Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të dërgojë mision në Maqedoni.

Ai ka kërkuar që BE ose institucione tjera europiane të angazhojnë disa gjykatës të njohur nga vendet anëtare të BE-së që do të merren me akuzat kundër tij.

Të marrin pjesë në disa seanca dhe në fund të përgjigjen nëse në shtetet e tyre, me dëshmi të tilla, me akuza të tilla, do t’i pranonin ose hidhnin dhe pse. Kjo pyetje kuptohet nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës Lokale, por do të përgjigjet në pyetjen lidhur me përndjekjen politike në Maqedoni”, ka shkruar Gruevski.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY