Kush është 18-vjeçari shqiptar që u vra në Greqi, u qëllua me...

Kush është 18-vjeçari shqiptar që u vra në Greqi, u qëllua me dy plumba

146
0
Shares

Ky është 18-vjeçari shqiptar i cili u vra është mbrëmjen e kaluar në Kavalla të Greqisë. 18 vjeçari shqiptar quhet Marios Isa dhe është nga Leskoviku.

I riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që është gjetur i mbuluar me gjak në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

Mediat greke raportuan se dyshimet e para janë për një sherr për çështje droge, por policia nuk ka dale ende me një përfundim zyrtar.

Deri më tani, raportohet se është shoqëruar një person i dyshuar. Sipas raportimeve të mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, shqiptari mbante në dorë një kartomonedhë 50 euro.

Kujtojmë se më herët një tjetër shqiptar u vra në Korfuz. Petrit Zifle u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY